"Do lëndohen dyert?!" Bumçi komenton blindimin e PD-së: Amerikanët nuk na kanë kërkuar të mbajmë Bashën kryetar

"Problemi juaj është se do lëndohen dyert, do dhunohen dyert e PD?"

Ky ishte komenti i ish-deputetit Aldo Bumçi në Rtv Ora teksa në ekran ju shfaqën foto me dyert e blinduara në selinë e PD.

"Në datë 8 kjo histori do të marrë fund."

Në një intervistë për gazetaren Beti Njuma ai tha se shkarkimi i Bashës si kryetar i PD-së nuk ka lidhje me asnjë partner të nderuar ndërkombnëtar sepse është e drejtë e çdo partie të shkarkojë kryetarin që nuk i çon në fitore.

"Nuk e kam dëgjuar nga amerikanët që ju duhet të mbani zotin Basha kryetar, se kanë thënë, as do ta thonë. Demokratët do të votojnë njeriun që e besojnë. Në këtë moment njeriu që ata besojnë se e ringre PD dhe i jep jetë një projekti të ri është zoti Berisha, megjithatë do të ketë një proces".

Ai beson se Berisha mund të jetë njeriu që do ta drejtojë PD për një periudhë tranzitore por pyetjes së gazetares Beti Njuma se sa mund të zgjasë kjo në kohjë ai i përgjigjet.

"Nuk e  vendos unë, këtë gjë e besoj duke parë gjithçka ka ndodhur. Berisha është person i pazëvendësuehsëm në këtë moment për ti dhënë jetë një projekti të ri në PD. Ai nuk e bën do këtë i vetëm por pa të nuk fillon dot një priojekt i ri, e pamë sa shpejt u ngjall shpresa me foltoren, kuvendin dhe referendumin. Sa kohë do të marrë kjo do të shikohet nga ringritja e PD, mendoj që do të jetë e shpejtë por gjithçka do të varet nga ky proces. Në një periudhë 2-3 vjeçare, kur të vijë momenti i kandidimeve unë besoj që kjo parti do të ketë më shumë se një kandidat për kryeministër dhe ne më pas do të vendosim por ajo do të jetë një fazë e dytë."

Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar Bashën si të përfshirë në aferat korruptive të Edi Ramës, përfshirë portin e Durrësit.

Bumçi nuk preferon të ndalet te akuzat konkrete por thotë se Basyha duke zhbërë opozitën po i shërben Edi Ramës.

"Di ato që janë në media. Por unë dua të ndalem në ato që janë publike. Basha me sjelljen e tij politike i shërben vetes dhe Edi Ramës, në momentin kur kthen opozitën në fasadë, ku nuk ka më shpresë të rrëzojë qeverinë ti i bën shërbimin më të madh qeverisë dhe Edi Rama bëhet mbret. Unë besoj se Basha ka dashur të bëhet kryeministër por nuk qe i zoti, deri në fund ka besuar se do të ishte i tillë. Gjithçka ndryshon pas masakrës së 25 prillit. Tha ka masakër dhe nuk vuri një kusht, nuk bëri një protestë. Ai goditi opozitën me zotin Berisha, sulm i kalkuluar për të shkatërruar opozitën. Këto më mjaftojnë mua, akuzat e tjera mund të jenë të vërteta apo jo. Këto më mjaftojnë mua për të thënë se Basha u bë pjesë e projektit për të zhbërë opozitën dhe për ti dhënë jetëgjatësi Edi Ramës në qeveri, kjo bëhet patjetër për interesat e tij dhe të Edi Ramës."