Dyer të blinduara, hekura dhe saldatriçe, fortifikohet selia e PD-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2022, 22:17
Dalin foto të tjera nga brenda selisë së PD ku duket se dyert e katit të parë të ndërtesës po blindohen.
Ashtu si në katin e dytë dhe në katin e parë po vijon puna për blindimin e katit.
Në foto duket skeleti i përforcuar që po saldohet dhe në krah të majtë është dhe saldatriçja dhe mbrojtësja e saldatorit.

Punimet në katin e parë të PD-së
Vetë kryetari i Partisë Demokratike mohoi një gjë të tillë duke deklaruar se pamje të tilla i përkasin bodrumit të selisë.

