Hajdari: Becchetti ishte një media opozitare, qeveria e Ramës përgjegjëse për situatën
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari u shpreh se Becchetti me atë që po krijonte do të ishte një media opozitare ndaj qeverisë Rama.
Ai tha se kjo është një situatë katastrofike dhe se politikanët shqiptarë duhet të kuptojnë që kanë dështuar me qeverisjen e Shqipërisë.
Hajdari: Becchetti biznesmen kontrovers. Italia nuk ka marrë masa për ta mbrojtur. Becchetti me atë që po krijonte do të ishte një media opozitare. Këtë argument e ka përdorur në gjykatë dhe kjo është akoma më e rëndë. Politikanët shqiptarë duhet të kuptojnë që kanë dështuar me qeverisjen e Shqipërisë.
Jemi në situatë katastrofike. Qeveria e Ramës përgjegjëse për situatën ku ndodhemi. Të gjithë kanë gabuar. Duhet ta nisim nga e para që të mos e zbrazim këtë territor.
