Mandia: Nga 1992 deri në 2013 kemi humbur 23 mln euro, me Becchettin humbëm mbi 130 mln
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, juristja Ledina Mandia tha se kjo është e para herë që humbim në arbitrazhin e investimeve me një vlerë afro 130 mln euro me Beketin.
Ajo theksoi se vlerat e humbjeve të shtetit shqiptar kanë qenë modeste, nga viti 1992 deri në vitin 2013 kemi humbur 23 mln euro.
Mandia: Shqipëria nuk përballet në arbitrazh për herë të parë. Është e para herë që humbim në arbitrazhin e investimeve me një vlerë afro 130 mln euro. Në arbitrazhet tregtare kemi pasur gjyqe që kemi humbur në qeverinë Nano, kemi dy kontrata të prishura në qeverinë Berisha.
Vlerat kanë qenë modeste, nga viti 1992 deri në vitin 2013 kemi humbur 23 mln euro. Ndërsa tani shumat janë më të mëdha, janë rreth 400 mln euro por për shkak të çështjeve dëmi mund të shkojë edhe më shumë.
