Hajdari: SPAK-u çfarë frike ka që nuk heton, çfarë do t’i bëjnë politikanët atyre?
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari u shpreh se viti 2017 nuk është një fatkeqësi e madhe për opozitën në tërësi, por kjo krizë është në interesin e publikut shqiptar.
Sipas tij, ata që kanë kaluar Vettingun, SPAK-u dhe të tjerët nuk i ushtrojnë të drejtat e tyre, por bien pre e presionit të politikanëve.
Hajdari: Viti 2017 nuk është një fatkeqësi e madhe për opozitën në tërësi, por kjo krizë është në interesin e publikut shqiptar. Unë po të isha deputet, do të rrija në kuvend. Deputetët do të rrijë në kuvend dhe nuk duhet të dalin pa dalë nga kuvendi pa bërë transparencë.
Këta njerëz që kanë kaluar Vettingun, SPAK-u dhe të tjerët nuk i ushtrojnë të drejtat e tyre, por bien pre e presionit të politikanëve. Nëse nuk krijojmë një klasë gjyqtarëve të pa shantazhueshëm. SPAK-u çfarë frike ka që nuk heton, çfarë do t’i bëjnë politikanët atyre? Edhe unë kam pasur kërcënime nga politikanët, por i kemi kaluar.
