Pogradec, mjeti në parkim shpërthen në flakë, ja dyshimet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2022, 22:21
Një makinë është përfshirë nga flakët në Pogradec mbrëmjen e sotme.
Mjeti tip "Benz" ka marrë flakë në parkim. Zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje.
Dyshohet se djegia e mjetit është aksidentale, për shkak të problemeve me gazin.
"Më datë 06.01.2022, rreth orës 22:20, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, ka rënë zjarr në mjetin tip "Benz", në pronësi të shtetasit G. L, i cili ka qenë i parkuar. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë nga shkaqe teknike të mjetit".
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

