Dorëheqje e orëve të fundit nga Lulzim Basha? Çipa: Kjo mund të ndodhë nëse…

Për analistin Aleksandër Çipa, skenat me dyer të mbyllura që ofron selia e PD prej dy ditësh është një një rast i paprecedent.

Në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, Çipa thotë se ideatorët e këtij akti do të ndjejnë pendesë në një moment të caktuar.

"Është një gjest i paprecedent, një ozurpim mbyllës i instucionit politik të partisë politike. Si e tillë nuk rezervon një rast të dytë në historinë politike të tranzicionit post-komunist në Shqipëri. Jam i sigurt se në një moment të caktuar vetë ideatorët e kësaj gjëje do të ndihen në brengosjen e tyre qoftë si ndërgjegje, qoftë dhe si përkatësi politike".

Kur kanë mbetur dy ditë nga protesta e 8 janarit e thirrur nga Berisha, Çipa nuk beson se një dorëheqje e orëve të fundit nga Basha.

"Vetëm këtë mundësi nuk e shikoj, politikisht dhe si po ecën konjuktura nuk ka gjasa të ndodhë. Kjo mund të ndodhë nëse kundërshtari i tij në këtë betejë që është ati politik i dikurshëm i tij të tërhiqet, nëse tërhiqet po ekziston mundësia, nëse ai nuk tërhiqet nuk ka mundësi".

Ndërkohë ai është kritik me partisë simotra të PD në Europë që po sodisin pa u ndjerë këtë krizë të brendshme të saj.

"Do të doja që kjo krizë brenda PD të kishte më shumë përfshirje nga entitetet politike të profilit të djathtë në BE. Do ishte shumë me vend që PPE të mos e sodisnin krizën politike të PD. Është e pafalshme".