Merr flakë urbani në Vlorë, shpëtojnë pasagjerët

Autobusi i udhëtarëve të linjës brenda qytetit të Vlorës ka marrë flakë mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës "Halim Xhelo."

Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije në motor. Në momentin e zjarrit autobusi ishte me njerëz, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Shoferi i autobusit ka arritur që t'i zbresë  pasagjerët me shpejtësi.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të autobusit.