Bie miti i kopracisë, gjirokastriti i ofron Doktorit shtëpinë muze për ta bërë seli të PD-së
Kopracia e pretenduar e tyre është bërë dhe objekt barcaletash.
Por gjirokastritët nuk janë kurnacë siç ne mendojmë dhe këtë e dëshmoi sot një prej themeluesve të degës së PD në Gjirokastër i cili në mesin e debatit të mbylljes së selive i ofroi Berishës shtëpinë e tij muze për ta kthyer në shtëpi të demokratëve.
"Kur u themelua dega e PD Gjirokastër u themelua në një shtëpi, te shtëpia e Dino Çiços, kemi ndenjur 6 muaj. Nuk kishim zyra dhe ai na mbajti me atë bujarinë e tij. Të tillë janë gjirokastritët kur ka evente shumë të rëndësishme për atdheun tonë. Dino na mbajti atje. Sot jemi me shtëpi dhe ka dalë dikush që na e ka kthyer shtëpinë në bunker. Kjo është çudi e madhe.
Doktor nëse mbyllin derën e shtëpisë tonë të madhe të lirisë do të vini te shtëpia ime, e kam muze 460 metra katrorë, do ta bëjmë atje shtëpinë. Mos u mërzitni. Nuk kemi nevojë për syhtëpi. Në '97 kemi hequr të zinjtë e ullirit, po pse u quajtëm qëndrestarë? Se qëndroi ai burrë atje në Tiranë. Sot jemi superqëndrestarë se partinë do ta ngrejmë më lart dhe drejt fitoreve të reja".
Berisha ishte në Gjirokastër për të kremtuar 31-vjetorin e themelimit të degës së PD në Gjirokastër.

