"Mendova se ishte shaka", deputetja Koti: Hera e parë që dera e PD mbyllet
Deputetja e PD-së, Sorina Koti, ishte mes grupit të deputetëve të Komisionit të Rithemelimit të PD, dhe pse jo pjesë e tij por mbështetëse e Foltores, e cila nuk u lejua për hynte në selinë e PD.
Përkundër pretendimit për rikonstruksion të godinës nga administrata, ajo thotë për Ora News se kjo situatë është e paprecedente.
Një një intervistë për gazetaren Matilda Mcini ajo tha se gjithçka po i dukej një shaka e hidhur pasi nuk po u besonte syve.
Koti: Sot menduam të shkonim në seli. Është shtëpia jonë dhe e të gjithëve. E gjetëm veten të papërgatitur se nuk menduam që dyert e partisë tonë do të ishin të mbyllura. Ultimatumi mbaron në 24 të ditës së sotme. Ultimatumi në parim do të thotë që të respektohet vendimi i marrë nga anëtarësia. Kur demokratët vendosin për diçka jemi të detyruar që ta respektojmë. Ishte hera e parë që dera e partisë ishte e mbyllur. Mendoja se ishte një shaka.
Lidhur me protestën e 8 janarit, deputetja thotë se ajo është një kërkesë e anëtarësisë së PD për të marrë kontrollin e shtëpisë së tyre, selisë së PD.

