Ju flet Moska - Qeveria "Rama" ka nxjerrë dhe një udhëzim interesant në lidhje me ujqërit!
Qeveria "Rama" ka nxjerrë dhe një udhëzim interesant në lidhje me ujqërit! Ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Urdhrat e qeverisë botohen në Fletoren Zyrtare. Është botuar një akt në 9 nëntor 2021 një udhëzim i ministrit të Mjedisit për inventarizimin e faunës së egër.
Ndërto janë edhe ujqërit, me të cilët merret hollësisht ky udhëzim i qeverisë. Sepse qeveria jonë ka interes që të inventarizojë edhe ujqërit, edhe sepse nuk di ku i ka njerëzit. Kjo sepse ka ca projekte të BE-së për faunën me para.
Pse ky kujdes kaq i madh për ujqërit në vendin tonë? Ujqërit mungojnë fare pothuajse në SHBA, në Britani, Francë, Gjermani e shumë vende të tjera.
Këta për të marrë paratë kujdesen më shumë për ujqërit se sa për njeriut. Për një ujk do të harxhohen para më shumë se sa për kujdesin e një shqiptarit, sepse fondet vijnë nga jashtë.
Ashtu sikurse ujqërit mund ta shohin edhe politikanët atë territorin e vet, pra aty ku vendosin kufijtë e vet. Ujku i shënon kufijtë me urinë dhe vepron me nuhatje, ashtu si politikanët.

