Sezoni turistik 2022, zvogëlohen plazhet private, kufiri maksimal në dispozicion të privatit 6 mijë m²

Subjektet private që do të shfrytëzojnë hapësirat e plazgheve publike do të kenë më pak sipërfaqe në përdorim.

Kjo pasi Këshilli i Mininistrave ka miratuar një ndryshim në rregulloren për Kushtet dhe Kriteret e Ushtrimit të Veprimtarisë së Stacioneve të Plazhit të miratuar në vitin 2019, i cili redukton ndjeshëm sipërfaqen e parcelave të cilat do u jepen në përdorim privatëve.

Kjo rregullore përcakton se sipërfaqet e stacioneve nuk mund të jenë më të vogla se 200 metra katrorë, sipërfaqe që me ndryshimet e fundit ulet në 50 metra. Nga ana tjetër, ka rritur sipërfaqen maksimale të parcelave që do përdoren nga privatët nga 5 mije metra në 6 mijë metra katrorë.

Të pandryshueshme mbeten përcaktimet e tjera të funksionimit të plazheve private siç janë distancat mes çadrave apo nga vija e ujit.

Stacionet e plazheve duhet të respektojnë distancën 7.5 metër të çadrave nga vija e ujit, duhet të kenë në dispozicion të pushuesve një dush me ujë të ëmbël për çdo 100 çadra si dhe të jenë të  pajisur me shërbimet higjienike, kabinat e zhveshjes zonën e ndihmës së shpejtë për pushuesit.