Nga dieta ushqimore te aktiviteti fizik, si të kujdesemi për një trup të bukur

Pjesën e tretë të emisionit “Jeto me orën” në RTV Ora, ditën e sotme i’u përkushtua një teme mjaft interesante siç është dashuria ndaj vetes.

Për të folur më shumë rreth kësaj teme të ftuar ishin Klaudio Bello, instruktor, Jola Kaci, dietologe dhe Elkierd Deliu, ekspert turizmi.

Të tre të ftuarit treguan nga eksperienca e tyre gjatë ushtrimit të profesionit, si dhe përcollën mesazhe sensibilizuese sesi të kujdesemi dhe të ndihemi të motivuar me veten.

 Deliu u shpreh se çdo ditë është një motivim në vete.

“Çdo ditë është ajo që na motivon më tepër. Turizmi është ai që t’i prish pak balancat. Themi kështu pasi, të vizitosh një vend nuk mund të qëndrosh pa provuar gastronomin e një zone. Në këtë kontekst shpesh herë dalim nga ajo dieta, apo regjimi ushqimorë. Udhëtimi është shumë i rëndësishëm, madje është mirë që edhe eksperiencat tona personale duhet t’i ndajmë me të tjerët. Por, edhe këto udhëtime janë të ndryshëm varet nga qëllimi i vizitimit të një vendi”, u shpreh Deliu.

Ndërsa, dietologia Kaci u shpreh në studio se problem më i madhë i shumë personave në ditën e sotme është se duan të arrijnë peshën trupore në pak kohë. Kjo dëmton padyshim shëndetin.

“Asnjëherë nuk e kam pasur problem peshën. Shumë njerëz në ditën e sotme kanë probleme të tilla, vuajnë për kilogramët e tepërt, apo nëse janë fizikisht të dobët. Janë sinjalet që të jep trupi ata të cilat duhet të tregojm kujdes, dhe jo paraqitja që ne tregojmë. Ushqyerja është shumë i rëndësishëm dhe duhet të tregojmë kujdes, pasi shumica e njerëzve gabojnë sepse duan të arrijnë në një konkluzion në pak ditë apo muaj. Ky është gabim, sepse nuk mund të përjashtojmë shumë lëndë dhe produkte që trupi dhe organizmi jonë ka nevojë”, u shpreh Kaci.

Ndërkohë, instruktori Deli tha se aktiviteti fizik është shumë i rëndësishem dhe se duhet të tregojmë kujdes me regjimin ushqimorë.

“Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm, pasi na mban në formë. Por, këshilla ime është se duhet të nisemi nga gjërat e thjeshta, më pas të kalojmë tek ata më shumë të ndërlikuarat. Duhet të tregojmë kujdes me regjimin ushqimor, vetëm në këtë mënyrë mund të ndihemi mirë dhe të kemi një trup të shëndetshëm”, u shpreh Deliu.