Djathë, gjizë dhe pluhur/ Në bashkinë Dimal nuk ka treg, shitjet në mes rrugës

Tregtarët në Bashkinë e Dimalit nuk kanë një treg ku të shesin produktet e tyre. Të gjendur në këto kushte ata janë të detyruar që të bëjnë pazarin në rrugë, mes pluhurit e baltës, ndërsa Bashkia edhe pse është në dijeni të situatës nuk ka ndërhyrë asnjëherë.

Djathi e gjiza shiten mes baltës e pluhurit në Dimal.

Produktet e tjera shiten në arka në mes të rrugës, ose në bagazhe të makinave.

Çuditërisht AKU-ja nuk ka ndërhyrë prej vitesh, edhe pse kjo situatë ndodh pak metra larg Bashkisë së drejtuar nga Juliana Mema.

Tregtarët ankohen për mungesën e shitjes së produkteve.

"Punojmë dhe nuk marrim asgjë. Paguajmë të gjitha taksat. Prodhimet tona kanë mbetur stok."

"Shumë keq tregu, këmbët i kemi në ujë. 20 vite kështu."

Blerësit thonë se kanë frikë të blejnë, por në kushtet kur mungon një treg tjetër, kjo është zgjidhja e vetme.

"Kur kemi nevojë do ti blejmë nga e keqja."

"Si mund të blihet djathi dhe gjiza sheshit?"

Tregtarët pohojnë se disa herë u është premtuar një ambient normal për të zhvilluar aktivitetin e tyre, por një premtim i tillë nuk është realizuar kurrë.