"O bos kur do të dalësh...?", Rama ironi me Big Brother dhe bravat e PD: Ua qaj hallin...

Përgjatë këtyre ditëve të festave duket se ka qytetarë që u ka munguar dalja e kryeministrit Rama në emisione televizive.

Teksa një komentues e pyeti se kur do të jetë pjesë e studiove televizive për të komentuar për politikën se mbetën duke parë Big Brother Vip, Rama nuk i kurseu batutat.

"Unë nuk e ndjek. Ua qaj hallin... Big Brother Vip apo rrip, s’ka rëndësi është e njëjta skemë”.

Rama komentoi shkurt edhe situatën në PD.

"Kohëve të fundit kemi tubime për brava, për çelësa, kamerdare…Nuk është problemi ynë, kemi shumë probleme serioze për të diskutuar, të kursejmë kohë për çështje që në seriozitetin e vet është shumë qesharake, e zënë në kurthin e një kacafytjeje mes një kufome grata dhe një nongrata.”