Basha: Patronazhistët e pagat konfirmim i masakrës zgjedhore, drejtësia t’i shkojë deri në fund
Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes Twitter-it lidhur me lajmin se të dhënat personale të qytetarëve shqiptare kanë rrjedhur nga AKSHI.
Basha shkruan se skandali i pagave dhe skandali i patronazhistëve nuk janë gjë tjetër veçse konfirmimi i masakrës zgjedhore, konfirmimi i raportit të OSBE/ODIHR.
Sipas tij, frymëzuesi dhe mbrojtësi i nxjerrjes në pazar të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë duhet të mbajë përgjegjësi dhe drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund këtij skandali.
Basha: E vërteta vonon, por nuk harron! Skandali i pagave dhe skandali i patronazhistëve nuk janë gjë tjetër veçse konfirmimi i masakrës zgjedhore, konfirmimi i raportit të OSBE/ODIHR, konfirmimi se ndryshimi u pengua dhunshëm nga partia-shtet. Frymëzuesi dhe mbrojtësi i nxjerrjes në pazar të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë duhet të mbajë përgjegjësi dhe drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund këtij skandali të paprecedentë që ka tronditur themelet e shtetit.

