Mosdeklarimi i plotë i pagës, Rama: Punonjësit që denoncojnë do t’u jepet garanci financiare

Qeveria do të kërkojë bashkëpunimin e punonjësve të kompanive për të luftuar evazionin fiskal me mosdeklarimin e pagave.

Kryeministri Rama madje tha se punonjësit që do të denoncojnë fenomenin do të kenë dhe garanci financiare.

Rama: Ai që denoncon se merr pagën minimale, ndërkohë që duhet ta marrë të plotë,  do t’i jepet garanci financiare, që nëse humbet vendin e punës për shkak të denoncimit, do të marrë dëmshpërblim financiar. Nëse kjo është që të bëhet, ky është mendimi i shumicës, që një pjesë e taksave të tyre të përdoret për të bërë drejtësi.