Rama paralajmëron sërish sipërmarrësit për pagat: Rregulloni deklarimin deri me 20 janar ose penalitete

Në komunikimin e tij të parë publik për këtë vit të ri, kryeministri Edi Rama paralajmëroi edhe njëherë të gjithë sipërmarrësit që manipulojnë me deklarimin e pagave të punonjësve që ti vetërregullojnë deri më 20 janar, ndryshe do përballen me penalitete.

Ai bëri me dije se Drejtoria e Tatimeve ka dërguar disa letra tek bizneset që dyshohet se kryejnë evazion.

Një letër sipas tij është dërguar edhe tek punonjësit që dyshohet se marrin para në dorë në kundërshtim me ligjin.

Shefi i qeverisë nënvizoi se çdo shkelje në këtë drejtim është grabitje e sistemit të pensioneve për qytetarët.

Rama: Kemi pagë minimale 32 mijë lekë. I rikthehem daljes së të dhënave. Duke qëndruar tek aspekti që ka të bëjë me administrimin e këtij sistemi. Për të nxjerrë në pah se si ka ndodhur dhe për të ndëshkuar fajtorët, por flas për sistemin e pagave dhe kjo ka ndihmuar një qartësi në një masë të gjerë të njerëzve lidhur me çfarë po ndodh dhe pse masat që duam të marrim janë të duhura. Tatimet kanë dërguar letër për ata të dyshuar për evazion dhe u është kërkuar të vetë rregullojnë deklarimin deri në 20 janar. Ndërkohë u është bërë e qartë që letra do u shkojë edhe punonjësve.

Ka shkelje penale që shkojnë deri në dënim në burg. Të reflektojnë seriozisht se ne duam klimë pozitive dhe sa më të favorshme. Në asnjë mënyrë të goditet paga e punonjësve apo pensionet e tyre. Kemi të bëjmë me grabitje të skemës së pensioneve.Tema tjetër është ajo e dhënies e pagave ashtu siç deklarohen. Pasi ka raste abuzimi dhe ne do të bëjmë ndërhyrje të vazhdueshme duke shkuar deri në sanksione të forta për abuzuesit me pagat e punonjësve.

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se do të punohet për“shtrëngimin” e skemës së sigurimeve, me qëllim që të gjithë të kontribuojnë.

Rama: Të shtrëngojmë skemën e sigurimeve, që të kontribojnë të gjithë, jo që një pjesë të fsheh paranë që t’i shmangen taksave dhe kontributeve shoqërore.

Rama prezantoi edhe formularin e Këshillit të Parë Publik.

Rama: Këtë vit duam të vendosim një nivel të ri komunikimi mes njëri tjetrit, duam ta dëgjojmë njëri tjetrin më shumë. Për këtë ka nisur procesi dhe do të filloni të merrni në shtëpinë tuaj letrën e këshillimit kombëtar, që qeveria organizon për të marrë opinionin tuaj lidhur me një sërë temash që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, drejtësinë luftën ndaj kriminalitetit dhe ecurinë drejt BE. Është një formular i thjeshtë dhe anonim.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, do të plotësojë formulari, për të na ndihmuar të zgjidhim këto tema. Nuk është proces zgjedhor.Ideja është që këta formularë është që të plotësohet kryesisht nga njerëzit e moshuar dhe më të rinjtë, ta mbushin online apo në pikat kudo të hapet këshillimi kombëtar.Do të jetë një proces dëgjimi, që shkon përtej shumicës politike. Bëhet fjalë për një sërë pyetjesh, qëllimi dhe njësia e fortë e jona është që duam që përgjigja e këtyre pyetjeve të jetë dëgjimi më i thellë i njerëzve. Nuk është e detyrueshme.