Kapërcejnë infektimet: 1,236 raste të reja, 4 humbje jete dhe 107 pacientë në spital

Në 24 orët e fundit janë kryer 5,694 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,236 qytetarë.

Janë 7,952 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 107 pacientë, nga të cilët 15 anë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2

pozitiv: një qytetar nga Elbasani 58 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 73 dhe 83 vjeç,

një qytetar nga Tirana 76 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 329 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,077 që nga fillimi i epidemisë.

Të infektuarit janë në këto bashki: 584 në Tiranë, 68 në Shkodër, 62 në Durrës, 59 në Elbasan, 45 Vlorë, 42 në Fier, 40 në Sarandë, 32 në Lushnje, 28 në Lezhë, 26 në Kamëz, 19 në Gjirokastër, 15 në Berat, 14 në Mallakastër, Korçë, 11 në Vorë, Mat, Pogradec, 10 në Vau i Dejës, Kurbin, Tepelenë, Skrapar, 9 në Përmet, 8 në Himarë, 7 në Kuçovë, Belsh, 6 në Dibër, Divjakë, Dimal, Peqin, Gramsh, 5 Pukë, 4 në Malësi e Madhe, Kukës, Patos, Këlcyrë, Prrenjas, 3 në Tropojë, Shijak, Krujë, Kavajë, Poliçan, 2 në Rrogozhinë, Delvinë, 1 në Has, Mirditë, Klos, Selenicë, Dropull, Memaliaj, Maliq, Kolonjë, Librazhd, Cërrik.

Statistika (05 Janar 2022)

Raste të reja ditore         1,236

Të shëruar në 24 orë       329

Të shtruar në spitale       107

Humbje jete në 24 orë    4

Testime ditore                 5,694

Testime totale              1,500,696

Raste pozitive                 213,257

Raste të shëruara           202,077

Raste Aktive                        7,952

Humbje jete                         3,228

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3,761

Fier                 789

Durrës             708

Shkodër          531

Elbasan           509

Vlorë                494

Berat               312

Gjirokastër     260

Lezhë              228

Korçë               161

Dibër                124

Kukës               75