Balliu: Basha aseti më i madh i Ramës, në 8 janar selia e PD-së do t’i rikthehet demokratëve
Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se nuk ka asnjë aset më të madh për Ramën sesa Lulzim Basha.
Sipas tij, demokratët në orë 12 në 8 janar do t’i kthejnë demokratëve selinë e partisë dhe jo pengut të Ramës.
Balliu: Nuk ka asnjë aset më të madh për Ramën sesa Lulzim Basha. Kapja e opozitës është arsyeja pse Rama rri në pushtet, pavarësisht trafikut të drogës. Tashmë e ke bërë edhe familjen e Bashës pjesë të aferës së portit të Durrësit duke përfshirë kunatin e tij. Demokratët në orë 12 në 8 janar do t’i kthejnë demokratëve selinë e partisë dhe jo pengut të Ramës. Basha pati mundësinë që të vendoste interesat e demokratëve para interesave të tij dhe të kunatit, por ai refuzoi. Tashmë është detyra e anëtarësisë për t’ia kthyer selinë demokratëve.
Dyer e PD-së do të hapen, do të hapen për demokratët dhe të gjithë shqiptarët. Nuk ekziston në asnjë vend të botës që mbyllen dyert e partisë. Bardhi tha se duhet marrë leje për tu futur në parti. Në 30 vite ajo parti nuk është mbyllur kurrë, as në vitin 1997. Ky është një akt i turpshëm nga Basha. Çon në SPAK dhe kërkon në burg për deputetët e tij dhe nuk i lejon që të futen në seli. Ai është në panik dhe i vetmua, i rrethuar nga disa servilë që paguhen me paratë e Ramës. Basha nuk vendos dot se kush futet e del nga selia e PD-së.
Balliu shtoi se në 8 janar selia e PD-së do t’i rikthehet demokratëve se dhe Basha është duke provokuar dhe duke kërkuar dhunë.
Balliu: Edhe këshilltarët Bashës ia ka dërguar Rama. Në 8 janar selia e PD-së do t’i rikthehet demokratëve. Basha është duke provokuar dhe duke kërkuar dhunë. Po çdo përplasje të demokratëve aty do të jetë përgjegjës Basha. Jam i bindur se selia do të merret nga demokratët. Në vendin tonë është kapur pluralizmi duke blerë opozitën. Atij i kanë dhënë para dhe tashmë ai i shërben narko-shtetit.

