Detyrimi për “pasaportën e gjelbër” shton vaksinimet në Shkodër
Detyrimi për të hyrë në punë me certifikatë vaksinimi për administratën, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare, i ka dhënë efektet.
Edhe Shkodër numri i qytetarëve që kërkojë të vaksinohen ka shënuar rritje në ditët e para të vitit të Ri.
"Nga 1 janari deri sot ne kemi arritur të bëjmë rreth 1 mijë vaksinime për sa i përket qytetit të Shkodrës dhe të bashkisë Vau i Dejës."
Ndërkohë 53% e banorëve të Bashkisë konsiderohen të imunizuar.
Por siç edhe i druheshin mjekët, pas festave, janari ka nisur me rritje të ndjeshme të numrit të infektimeve. Në 24 orët e fundit u zbuluan 78 qytetarë pozitiv me covid.
"Për shkak të festave kemi rritje të rasteve pozitive në rrethin e Shkodrës. Mund të them më shumë nga se e kishim menduar."
Higjiena dhe iziolimi mbeten këshillat kryesore për të parandaluar zinxhirin e infektimeve.
Inspektoriatet ndërkohë paralajmërojnë kontrolle për punonjësit që tashme e kanë detyrim të shkojnë në punë me pasaportë të gjelbër.
