“Plas” alarmi te Bayerni, Nagelsmann përfundon me 10 lojtarë në dispozicion
Bayern Munchen me të vërtetë që është në emergjencë totale për shkak të mungesave dhe koronavirusit.
Julian Nagelsmann zbriti sot në fushën e stërvitjes per të përgatitur skuadrën për ndeshjen e parë të 2022 ndaj M’Gladbach por ai pa vetëm 10 lojtarë nga ekipi i parë duke punuar me njëri-tjetrin.
Sulmuesi Maxim-Eric Choupo-Moting dhe mbrojtësi Bouna Sarr kanë ikur në Kupën e Afrikës ndërsa talenti Josip Stanisic është dëmtuar rëndë.
Duke hequr këta të tre, të gjithë të tjerët janë me covid-19 dhe në total janë 8 futbollistë.
Dayot Upamecano, Lucas Hernandez, Tanguy Nianzou Kouassi, Corentin Tolisso, Kingsley Coman vijojnë të jenë të izoluar ndërsa Leon Goretzka e Niklas Süle janë të dyshuar bashkë me portierin Manuel Neuer.
Sipas rregullores, nëse ekipi nuk ka 15 lojtarë në dispozicion që janë me kontrata si profesionistë apo amatorë atëherë ndeshja mund të shtyhet.
Gjithsesi edhe në kushte të tilla mësohet se Dr. Sportiv, Salihamidziç ka bërë kërkesë zyrtare në Federatë që të shtuhet ndeshja e së Premtes ndaj Gladbach./Ora News/.
