"Vetëm 20 copë në ditë" Mungesë testesh PCR në qendrën shëndetësore në Durrës

Në qendrën shëndetësore të Durrësit ka mungesë testesh PCR.

Sot dhe dje ka pasur një fluks pacientësh që dyshojnë se janë të infektuar me Covid, por rreth orës 11. 00 testet PCR  kanë mbaruar.

Specialisti i tamponëve, Zija Alhysa në komunikimin telefonik me Ora News ka deklaruar se ndërsa numri i të sëmurëve po shtohet, furnizimi me teste  mbetet me standartet e vjetra, vetëm nga 20 copë në ditë.

Numri i kërkesave për teste PCR  dhe teste të shpejta  ka qenë 80  një ditë më parë,  gjithashtu edhe sot janë rreth 80 qytetarë kanë kërkuar të bëjnë teste PCR.