Të ngujuar nga gjakmarrja, 35 familje të mbyllura në shtëpi në Lezhë, shkak kryesor pronat

Gjakmarrja vijon të jetë një fenomen shqetësues në Shqipëri. Viti i Ri i gjeti 35 familje të ngujuara vetëm në Lezhë.
Familjet janë kryesisht të ardhura atje për të ikur sa më larg vendit ku ka ndodhur krimi.

"Ne na shton problemi e familjeve të ngujuara ata që vijnë, sepse vijnë fill sa ndodh ngjarja. Kemi  të ngujuar nga Tropoja, Dibra dhe Malësia e Madhe."

Ngujimi sipas Misionarit të Pajtimit të Gjaqeve, Pjetër Gjoka, është i ndryshëm për shumë familje.

"Disa të tjera janë të ngujuara në mënyrën më klasike dhe ngujimi si fenomen është vështirë me e perceptuar, je i mbyllur brenda, si njeri i egër."

Por, në Lezhë ka pasur edhe situata të rrezikshme, ku dy familjet në hasmëri janë përballur me njëra-tjetrën.

"Shpesh herë kemi 2, 3 raste, vijnë të dyja palët, pa ditur njëri për tjetrin."

Të ngujuar nga gjakmarrja, 35 familje të mbyllura në shtëpi

Pronat mbeten shkaktari kryesor i konflikteve që çojnë në gjakmarrje, ndërsa edhe pse autorët mund të vuajnë dënimet e dhëna nga gjykatat, gjakmarrja vijon sipas normave kanunore.

Sipas të dhënave në Lezhë nga 35 familjet e ngujuara është bërë e mundur që të paktën fëmijët të vijojnë jetën normale.