Tiranë/ 42-vjeçari shtyn të miturin të vjedhë lokalin

Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Tiranë , pasi ka shtyrë një 14-vjeçar, të vjedhë një lokal.

Policia njofton se 42-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Vjedhja" dhe "Shtyrja e të miturit në krim".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.