Frikë nga protesta? Basha blindon selinë. Askush nuk hyn pa leje, hyrje e dedikuar për kryetarin

Hyrje- Daljet, në selinë e partisë demorkatike prej mengjesit të 4 janaruit kanë ndryshuar.

Dera qendrore, hapet vetëm për Lulzim Bashën

Pak pasi Lulzim Basha hyri në zyrën e tij, derën qendrore e gjeti të mbyllur  edhe sekratari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi.

Ndërsa e gjithë administrata, përfshirë edhe deputetët u futën nga dera dytësore.

Por në qoftë se këta të fundit e dinë derën nga e cila duhet të futen, sot Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demorkatike, në ditën kur ishte vendosur afati për dorëzimin e zyrave, u la përfundimisht jashtë selisë së partisë.

Disa deputetë mes tyre Flamur Noka, siç pretenduan erdhën për një mbledhje në selinë e Partisë Demokratike, por jo vetëm që të gjitha dyert i gjetën të mbyllura, por ato as nuk u hapën për to.

Flamur Noka, hodhi akuza të ashpra ndaj Lulzim Bashës, duke theksuar se ka kthyer atë që e quajti shtëpi të lirisë në një burg të sigurisë së lart.

Flamur Noka: Shtëpia e lirisë sot PD duhej të ishte një ambient festiv por për fat të keq Edi Rame  ka kthyer me pengun e tij në një alkatraz të kohëve moderne. I patë vetë. Gjithçka me dyer të mbyllura a thua sikur e ka kthyer PD-në në një burg të sigurisë së lartë. Kjo është e turpshme.

 

Ai kishte edhe një paralajmërim.

Flamur Noka: Deri më sot ka pasur afat për të zbatuar votën e demokratëve. Më 8 janar sovrani e kthen godinën nga alkatraz në shtëpi lirie siç ka qenë gjithmonë.  

Komisionit të Rithemelimit iu përgjigj Gazmend Bardhi, i cili tha se për shkak të punimeve kushdo që kërkon të vijë në PD duhet të njoftoje. Ai nuk i shamngi ironitë.

Gazmend Bardhi: Siç unë marr në telefon kur futem në seli, siç nënkryetarët e partisë marrin në telefon administratën për të hyrë në seli.Janë individë që prej katër muajsh nuk vijnë në parlament.

Bardhi ishte i prerë kur tha se në selinë e Partisë Demorkatike nuk do të lejohet të futet asnjë kriminel, ketu fjalën e kishte për shoqëruesit e Sali Berishës.

Gazmend Bardhi: PD do të mbetet e hapur për çdo demokrat të sakrificiave dhe do jetë gjithmonë e mbyllur për çdo trafikant droge që ka qenë krah Sali Berishës. Është e lejuar të futen çdo deputet por që të mos shoqërohen me trafikantë droge. Grupi kriminal B9 nuk futet në seli PD”

Grupi për rithemelimin, në 8 janar ka thirrur një protestë para Partisë Demkratike, ndërsa ende nuk është publikuar se çfarë do të ndodhë dhe cilat janë mjetet që do përdoren për marrjen e godinës.