Protesta e 8 janarit, Bardhi: S'kërkojmë ndihmën e policisë, godinën do e mbrojnë demokratët

A do të kërkojë ndihmën e policisë PD e Bashës për protestën e paralajmëruar më 8 janar nga komisioni i Rithemelimit të PD-së dhe Sali Berisha.

Gazmend Bardhi në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie deklaron: “Nuk do të kërkojmë mbrojtje nga policia. Kësaj godine i kanë dalë për zot demokratët dhe anjë person që nxit dhunën nuk do ia dalë”

Bardhi u ndal dhe tek Berisha ndërsa paralajmëroi se aktet e dhunës kanë për të dështuar.

“Absurdi më i madh i Sali Berishës ishte të niste betejën të rrëzojë Edi Ramën dhe e mbyll për të rrëzuar PD në oborrin e saj. Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Skenarët për aktet e dhunës kanë për të dështuar” tha Bardhi në një prononcim për median pak minuta pasi një përfaqësi e komisionit të rithemelimit të PD-së nuk u lejua të hyjë në seli.

Bardhi pretendon se në selinë PD po bëhet rikonstruksion por gazetarët nuk u lejuan të shikojnë në ambientet e brendshme edhe pse ata kërkuan disa herë.

Gjithashtu Bardhi la të kuptojë se nga sot në selinë e PD-së hyjnë vetëm me lejen e administratorit të godinës.