Atentati në Shkodër: Vincenc Pirolit i vënë prangat tek Trauma, arrestohet dhe kushëriri i tij

Dy ditë pas atentatit ndaj Vinçens Piroli policia ka arrestuar vetë atë dhe kushëririn e tij që e ndihmoi ta dërgonte në spital.

34 vjeçari nga Sanxhak i Kurbinit akuzohet nuk ka njoftuar Policinë për ngjarjen dhe ka penguar organet e Policisë për zbardhjen e saj, duke mos deklaruar rrethanat.

Ndërsa kushëriri i tij 29 vjeçar se nuk ka treguar krimin.

”Shtetasi M. M., më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, ka transportuar nga lagjja Bahçallëk, Shkodër, në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasin V. P., dhe më pas është larguar, pa njoftuar Policinë. Shtetasi V. P., i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, nuk ka njoftuar Policinë për ngjarjen dhe ka penguar organet e Policisë për zbardhjen e saj, duke mos deklaruar rrethanat“ thuhet në njoftimin e sotëm të policisë së Shkodrës.

 Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të plagosjes së ndodhur në hyrje të Shkodrës dhe  zbardhjen e rrethanave të saj.

Atentati me 3 janar 2022

Tre plumba në trup e detyruan 34 vjeçarin Vinçens Piroli, që të shfaqej para autoriteteve shqiptare tre muaj pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të dyshuar në Mal të Zi.

Vinçens Piroli dhe Dorian Lala, dyshohet se ekzekutuan më 4 korrik malazezin Momçillo Gjurishiç, ku pista kryesore është ajo e një krimi të paguar, pasi djali i 68 vjeçarit ka vrarë 53-vjeçarin nga Kosova Beqë Likaj.

Në dëshminë e parë në Spitalin e Traumës, 34 vjeçari ka deklaruar se u sulmua në Shkodër, teksa po ecte pranë Urës së Bunës.

Sipas tij, autori e qëlloi nga pas shpine me një pistoletë me silenciator.

Ai mori 2 plumba në kraharor dhe 1 tjetër në shpatull.

I plagosur dhe i frikësuar se atentati mund të përsëritej edhe në Spitalin e Shkodrës, 34 vjecari ka deklaruar se ka marrë në telefon një familjar i cili e ka dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës. Ky i fundit e ka lënë aty dhe më pas është larguar.

Vinçens Piroli mori ndihmën e parë mjekësore në Lezhë dhe më pas u soll në Spitalin e Traumës, ku më 4 janar 2022 u arrestua edhe në zbatim  të udhërit ndërkombëtar të arrestuar lëshuar në Mal të Zi në muajin Tetor 2021.

Dëshmitë e 34 vjeçarit për atentatin janë marrë me rezervë nga ekspertët në Policinë e Shkodrës dhe Lezhës që u përfshinë në hetimet e para.