Fier/ Burri gjendet i mbytur në kanal
Një burrë është gjetur i mbytur në një kanal në zonën e njohur si Drizë Myrteza, në Fier, sot në mesditë, 5 janar.
Ora News mëson se trupi i pajetë është gjetur në brendësi të një kanali të mbuluar me ferra. Viktima është 56 vjeç dhe është identifikuar me inicialet F.M.
Sipas policisë viktima ka rënë na kanal aksidentalisht. Ndërkohë trupi i pajetë nuk është nxjerrë ende nga kanali.
"Sot rreth orës 13:25, në fshatin Drizë-Myrtezaj, në një kanal vaditës është gjetur i mbytur shtetasi F. M., 56 vjeç, banues në Drizë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht", njofton policia.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Pranë vendit të ngjarjes ka mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
|
![]() | |||||
|


