Emigrantët ikin pas festave/ Ja sa qytetarë kanë hyrë dhe dalë nga Shqipëria në 4 ditët e para të 2022

Kjo e mërkurë, 5 Janar shënoi rënien e fluksit të largimit të emigrantëve drejt vendeve të BE ku jetojnë përmes pikave tokësore dhe detare.

Në katër ditët e para të vitit përmes portit të Durrës, sipas të dhënave zyrtare kanë kaluar 6,703 pasagjerë.

5 580 persona kanë dalë nga Shqipëria drejt Italisë dhe 1, 123 të tjerë kanë hyrë në vendin tonë.

Tragetet, gjatë 4 ditëve të para të vitit kanë realizuar 7 lundrime, duke transportuar përveç pasagjerëve edhe 2019 automjete, trailerë dhe kamionë.

Nga data 15 dhjetor 2021 deri më 4 janar 2022 në Portin e Durrësit janë përpunuar 56, 869 pasagjerë dhe 14, 840 automjete.

Fluksi i lëvizjes ra edhe në kufijtë tokësore me Greqinë, ku jetojnë e punojnë një numër i lartë shqiptarësh.

2871 persona kaluan traun drejt Greqisë përmes Kakavijës, dhe 2350 të tjerë dolën nga Kapshtica.

1827 shtetas të huaj dhe shqiptarë dolën drejt Maqedonisë së Veriut!

Viti I ri ka nisur me rregulla të forta për të lëvizur drejt të gjitha vendeve kufitare me Shqipërinë.

Testi negative anti kovid është kusht për të kaluar kufirin drejt Greqisë dhe Malit të ZI!Ndërsa në Kosovë mund të futen vetem ata persona që kanë kryer dy doza të vaksinave anti Covid.