Dhunonte prindërit, arrestohet 29-vjeçari në Elbasan

Një 29-vjeçar është arrestuar, pasi ka  ushtruar dhunë  fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

29-vjeçari është identifikuar me inicialet A.R, banues në Elbasan.

Gjithashtu është arrestuar dhe një 64-vjeçar në Librazhd, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë  fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.