Tregtarët i zënë derën kryebashkiakut Llatja në Elbasan
Nga Edisona Skënderi Përditësimi i fundit 5 Janar 2022, 11:23
Në ditën e tij të parë të punës për këtë vit, kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja u prit me protesta.
Dhjetra tregtarë ambulantë i kishin zënë derën pasi një urdhër i bashkisë i ndalon të ushtrojnë aktivitetin aty ku kanë punuar.
Ambienti që u kanë ofruar thonë se është tepër larg nuk plotëson asnjë kusht.
Aksioni i bashkisë së Elbasanit, sipas tregtarëve u heq bukën e fëmijëve.
Një pjesë përfaqësi u tregtarëve u prit në takim nga Kryebashkiaku Llatja, i cili u premtoi dy hapësira të reja për ti përshtatur si treg.
Por edhe propozimi i ri hasi në kundërshtime.
