FOTO/ Radhë qytetarësh për tu vaksinuar kundër Covid në "Air Albania"

Pas vendimit të qeverisë për vaksinimin  e detyrueshëm të  punonjësve të  administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare, qytetarët janë dyndur në qendrat e vaksinimit.

Ora News raporton se në stadiumin "Air Albaina" në Tiranë janë krijuar radhë qytetarësh, të cilët presin për të vaksinohen.

Nga 4 janari të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit, atë të shërimit, ose tampon negative çdo 5 ditë.

FOTO/ Radhë qytetarësh për tu vaksinuar kundër Covid në

FOTO/ Radhë qytetarësh për tu vaksinuar kundër Covid në