Tiranë/ Protestë për të hapur shkollën, prindërit: Kemi 2 vite pa përgjigje, duam zgjidhje

Një grup prindërish janë ngritur këtë të mërkurë (5 janar) në një protestë në shkollën 9-vjeçare, 26 nëntori.

Shkolla ka dalë e pabanueshme që nga tërmeti i nëntorit 2019, por edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite në të nuk është bërë asnjë ndërhyrje.

Mësimi në një shkolle tjetër sipas prindërve nuk po zhvillohet në kushte normale.

Ata janë të shqetësuar pasi fëmijët e tyre po ndjekin mësimin në ambiente me nxënës më te rritur në moshë.

"Duam një përgjigje të saktë, çfarë do bëhet me shkollën."

"I kërkoj bashkisë së Tiranës që të fillojnë rikonstruktimin e shkollës "26 Nëntori".

Prindërit thonë se bashkia është në dijeni të këtij problem pasi i kanë dërguar një kërkesë, por përgjigje nuk kanë marrë.

"Kemi 2 vite dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje."

Nëpërmjet protestës ata i kërkojnë autoriteteve përkatëse të marrin masa konkrete për rikonstruksionin e shkollës.