“Mos ma thuaj këtë se të mbyll Skype” Çfarë bëri influencer Jona që biseda arriti në këtë pikë?
Jona Vrioni ishte e ftuara e mbrëmjes në D-Night. Ajo është nga Durrësi dhe e vendosur në Itali prej gati 20 vitesh së bashku me familjen e saj për një jetë më të mire {si shumica e emigrantëve}
Me profesion është kuzhiniere dhe punon në një restorant në Itali. Tik-Tok ishte aplikacioni që i bëri të gjithë për vetë, sidomos në kohën e karantinës.
Shumica prej tyre e përdorën për qëllime përfitimi, disa për të kaluar kohën, por pse jo për të zbuluar edhe talente, siç është edhe Jona.
Ajo ka arritur të grumbullojë më shumë se 7.3 milionë klikime dhe mbrëmjen e kaluar na zbuloi më shumë për Tik-Tok dhe fitimet që merr nga aplikacioni.
Dajana: Si nisi e gjitha në Tik-Tok?
Jona: E gjitha nisi gjatë karantinës dhe video e parë që kam realizuar ka qenë një improvizim me Jovan Bregun te Pallati 176 e më pas me duete me Tik-Tok-er të tjerë.
Dajana: Profesioni yt është kuzhiniere në Itali, çfarë do të gatuash për mua kur të vij atje?
Jona: Unë kam një stallë me viça dhe do i ther gjithë për ty!
Dajana: Dëgjo mos e thuaj këtë se unë bëj sikur ka një defect skype dhe e mbyll pastaj.
Jona: Dhe unë të marr prapë dhe të them bëri kot, ma mbylli telefonin.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në RTV Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
