Vrau fqinjin 25-vjeçar për “sherret”, Mark Kodra dënohet me 10 vite burg

Gjykata e shkallës se parë në Shkodër ka dënuar me 10 vite burgim Mark Kodrën, 47 vjeç, i cili me 29 maj të këtij viti qëlloi për vdekje bashkëfshatarin Emiliano Ndou, 25 vjeç.

Gjykata vendosi 15 vite burg për të,  por dukë qenë se ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dënimi u ul në 10 vite burg.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kalçetos sportive të fshatit Bardhaj.

Fillimisht Ndou dhe Kodra janë përfshirë në një debat verbal, dhe në këtë moment 47-vjeçari ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar për vdekje të riun.