"Jo bunker i Pengut por Shtëpi e Demokratëve", zbulohet ora kur nis protesta e thirrur nga Berisha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2022, 12:10
Mësohet ora se kur do të mbahet protesta e thirrur nga Komisioni i Përkohshëm i rithemelimit të PD-së dhe Sali Berisha në orën 12:00.
"Jo bunker i Pengut por Shtëpi e Demokratëve" shkruhet në posterin e shpërndarë nga ky komision i cili thërret demokratët ti bashkohen kësaj proteste.
Ndërkohë më parë Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD denoncoi se Basha ka nisur ndërrimin e bravave të selisë dhe po vendos dyer të blinduara.
