"I gjati na hapi klubet e natës… ditën tjetër i rashë kokës me grushte", ja sa shpenzuan qytetarët për Vitin e Ri
Festat përpos kënaqësisë mbarin me vete edhe shpenzime. Tradita e do që tryezat të jenë plot natën e ndërrimit të viteve dhe me çmimet në rritje kjo e rëndon dhe më shumë faturën.
Enki me rubrikën e saj Vox Pop në emisionin "Ditë e Re" i pyeti pikërisht për këtë qytetarët, sa shpenzuan për Vitin e Ri.
"Po hëngra gjel deti."
"Shumë fare se këto qeverinë u japin shumë qytetarëve. Kanë shpenzuar ata që kanë."
"Shpenzova pak se nuk kisha shumë për të harxhuar, me pak gjëra u sajuam. Ka ikur koha kur hanim shumë."
"Fare, hëngra te shtëpia."
"Aq sa na duheshin."
"Mjaft shpenzuam. Kemi mbet me 10 mijë lekë."
"Nuk shpenzuam shumë se nuk ëhtë mundësia."
"Nuk shpenzova shumë."
"Shpenzuam shumë për fishekzjarre, në treg të zi kushtonin dhe më shumë."
"Nuk shpenzova dot asgjë, nuk kisha çfarë të shpenzoja, jam qira dhe tre fëmijë".
"Sa të duash. Kemi lekë akoma".
"Prisha shumë lekë, dola për jetë nate se më në fund i gjati na i hapi klabet por ditën tjetër i rashë kokës me grushte se pashë portofolin dhe u tremba."
"50 mijë lekë ishin ato, kanë tepruar…"
"Shpenzova vetëm te konviktoret."
"Harxhova shumë se kisha 50 vjetorin e babit i bleva një varse floriri 40 mijë lekë të reja dhuratë."
"Në realitet nuk hamë dot bukë."
"Shpenzova shumë se kisha dhe ditëlindjen e vëllait, ai gjithmonë kërkon dhurata të shtrenjta. Ishalla i kam lënë shpenzimet me këtë vit."
"Shpenzova për gjithë familjen, janë me ndihmë ekonomike dhe nuk kanë para. Me rrogën time u plotësova dëshirat."
