Viti i ri nis dhunshëm në Elbasan, njëri rreh nënën, tjetri gruan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2022, 09:31
Dy persona kanë rënë në prangat e polisë së Elbasanit për veprën penale “Dhuna në familje”.
Policia e Elbasanit arrestoi shtetasin F. Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Ndërkohë në Librazhd u arrestua shtetasi L. Z., 53 vjeç, banues në Prrenjas, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

