Kërkohej nga policia malazeze, i bëjnë atentat me 3 plumba. Vincenc Piroli, i plagosuri nga Sanxhaku mbrëmjen e 3 janarit

34 vjecari Vincens Piroli nga Sanxhaku i Kurbinit ra pre e nje atentati me armë zjarri mbrëmjen e 3 janarit 2022. Dyshohet se ai është plagosur në Shkodër por policia nuk ka dhënë shumë detaje.

Ai mori 3 plumba pistolete një në shpatull dhe 2 në brinjë.

Në gjëndje të rëndë shëndetësore ai është dërguar fillimisht në spitalin e rajonal të Lezhës e prej andej mjekët e dërguan për trajtim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia nuk dha shumë detaje për ngjarjen rrethanat e së cilës ende nuk i ka zbardhur ndërkohë gazetarët e Ora News bëjnë me dije se rreth orës 19.00 të 3 janarit Piroli ështe dërguar në spitalin e Lezhës me një automjet Ford.

Transportimi në spital

Nga burimet për Ora News bëhet e ditur se kushëriri i tij e ka dërguar drejt spitalit të Lezhës dhe më pas është larguar menjëherë. Piroli më pas është transportuar me ambulancë drejt Tiranës ku dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Traumës. 

Tre plumba Pirolit

Dyshohet se 34-vjeçari është qëlluar 3 herë, 2 nga plumbat i ka marrë në shpatull dhe një në krah.

Grupi hetimor po shikon edhe kamerat e sigurisë në ambientet e jashtme të spitalit të Lezhës për të mësuar detaje rreth personit që e dërgoi të plagosurin në spital.

Vrasja në Mal të Zi

Vincens Piroli është një emër i njohur për policinë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në tetor të 2021, pasi akuzohej për vrasje nga policia malazeze. Bashkë me Dorian Lalën dyshohet se kane ekzekutuar për hakmarrje një shtetas nga Mali i Zi të identifikuar si, Momçillo Gjurishiç. Ngjarja në atë kohë ndodhi në Ulqin në lokalin e Gjurishiç më 4 korrik të 2021, vrasje e cila u dyshua se lidhet me një vrasje në 2017.

Policia e Malit të Zi shpalli në kërkim ndërkombëtar dy shqiptarët Vinçens Piroli, 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç.

Shefi i Sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit, deklaroi atëherë se dy shqiptarët ishin të dyshuarit kryesorë për vrasjen, pasi ishin gjetur prova të mjaftueshme kundrejt tyre.

Ende nuk dihet sesi Piroli ka qarkulluar i lirë dhe çfarë ka ndodhur me procesin ndaj tij. 

Piroli në deklarimet paraprake dhënë në spitalin e Lezhës, kanë qenë kontradiktor në lidhje me vendin dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. 

Kërkohej nga policia malazeze, i bëjnë atentat me 3 plumba.