Kokaina kaloi pa problem në portin e Durrësit, fotoja e skanerit të kamionit me banane
Kontenjeri me banane ku u gjetën 119 kilogramë kokainë rezultoi i pastër në skanerin e Durrësit. Ora News ka siguruar foton e skanimit.
Por për zbulumin e lëndës narkotike nga policia u bë shkak një tentativë grabitje.
Në dosjen hetimore është përshkruar edhe momenti kur persona të pa indentifikuar kanë tentuar ta grabisin ngarkesën me banane ku ndodhej edhe lënda narkotike.
Sipas prokurorisë, ata i kanë zënë pritë personave që po transportonin kontenjerin me banane në rrugën qe të çon për në Vaqarr.
Sipas shoferit, personat të maskuar i kane dalë para makinës i kanë bllokuar i kanë thenë se "Jemi shteti, hapu krahun këtu dhe në sendiljen e parë të pasagjerit i ka hipur njeri".
Shoferi ka hapur krahun në hyrje të karburantit dhe po rrinte me njërin nga këtë personat, i cili i ka thënë "Mbylle gojën se do të zhduk familjen po hape gojën", tre personat e tjerë kanë shkuar në pjesën fundore të kontenjerit kanë hapur derën dhe janë futur brenda ku ka ndenjur rreth 30 minuta dhe kanë kontrolluar në kontenjer, ku më pas ata janë larguar në drejtim të Durrësit.
Shoferi ka parë se goma e krahut të pasagjerit ishte e rënë dhe ka shkuar tek dera e pasme e kontenjerit dhe ka parë që arkat e bananeve ishin të lëvizura.
Pasi ka sistemuar arkat, ka mbyllur derën e kontenjerit dhe është nisur me gomë të rënë në drejtim të një karburanti.
Aty ka njoftuar punonjësit e firmës, shtetasit Edi Shkreta dhe Petrit Demishaj, të cilëve u ka thënë që ti sillnin gomat.
Pas 2 orësh ka ardhur shoferi tjetër i firmës Gëzim Kalaja, i cili e ka ndihmuar dhe rreth orës 21:30, ka shkuar tek magazinat e kompanisë në Vaqarr, Tiranë.
Më pas me datë 29 dhjetor 2021, për këtë ngjarje ka komunikuar me menaxherin Marson Murataj, të cilit i ka treguar situatën që kishte ndodhur . Ky i fundit ka vënë në dijeni policinë e cila ka mbërritur në kompani paraditen e 30 dhjetorit 2021.
Gjatë shkarkimit të materialeve, disa arka kanë rezultuar më të rënda se zakonisht ndërkohë që pas hapjes forcat e rendit kanë zbuluan poshtë shtatë arkave me banane pakot me kokainë.
Një ditë më parë Gjykata e Tiranës la në qeli administratorin Marson Murataj si dhe 2 shoferët e kompanisë Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu, të akuzuarit e vetëm deri tani për kontenjerin me ngarkuar me banane ku zbuluan 119 kg kokainë që vinte nga Ekuadori.
