"Patinazh" në rrugën me akull, shikoni si është përmbysur makina në aksin Bulqizë-Peshkopi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2022, 12:16
Akulli në rrugë kthehet në burim aksidentesh, tek Pishat në Bulqizë.
Ndonëse nuk ka prani të dëborës, aksi nacional Bulqizë-Peshkopi është kthyer në burim aksidentesh kryesisht në orët e para të ditës.
Dy automjete kanë dalë nga rruga në vendin e quajtur "Pishat" si pasojë e pranisë së akullit në asfalt.

Nga batimi i dy automjeteve ka humbur jetën 1 person dhe janë plagosur 3 të tjerë.
Ky segment rrugor është vazhdimisht problem në stinën e dimrit për shkak të pranisë së akullit, ndërsa firma mirëmbajtëse kujtohet të hedhë kripë vetëm kur ka reshje dëbore.


