I bëjnë atentat, Vincenc Piroli niset me urgjencë drejt Tiranës. Ka marrë 3 plumba

34 vjeçari Vincens Piroli nga Sanxhaku i Kurbinit ra pre e një atentati me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, 3 janar 2022 në Shkodër.

Ai mori 3 plumba pistolete, një në shpatull dhe 2 në brinjë.

Në gjendje të rëndë shëndetësore, ka mbërritur fillimisht në spitalin e rajonal të Lezhës e prej andej mjekët e dërguan për trajtim të specializuar në spitalin e traumës në Tiranë.

Policia nuk dha shumë detaje për ngjarjen rrethanat e së cilës ende nuk i ka zbardhur, ndërkohë gazetarët e Ora News bëjnë me dije se rreth orës 19.00 Piroli është dërguar në spitalin e Lezhës me një automjet ford.

Personat që e dërguan atë në spital janë larguar pa u identifikuar.

Grupi hetimor po kqyr edhe kamerat e sigurisë në ambientet e jashtme të spitalit te Lezhës për të mësuar detaje rreth personave që e sollën të plagosurin.

Policia tha se ka ngritur pika kontrolli  në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me Drejtorine vendore te Policisë Shkodër po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vincens Piroli është një emër i njohur për policinë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në tetor të 2021, pasi akuzohej për vrasje. Bashkë me Dorian Lalën dyshohet se kane ekzekutuar për hakmarrje një shtetas nga Mali i Zi të identifikuar si, Momçillo Gjurishiç. Ngjarja në atë kohë ndodhi në Ulqin në lokalin e Gjurishiç më 4 korrik të 2021, vrasje e cila u dyshua se lidhet me një vrasje në 2017.

I bëjnë atentat, Vincenc Piroli niset me urgjencë drejtI bëjnë atentat, Vincenc Piroli niset me urgjencë drejt