Ju vu tritol poshtë makinës, kush është pronari vlonjat i cili ndodhet prej kohësh jashtë shtetit

Mbrëmjen e sotme, 3 janar në Vlorë, shpërtheu një sasi tritoli poshtë makinës në pronësi të shtetasit Benard Sinomataj.

Ora News mëson se ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Nuk konfirmohet nëse shpërthimi ka lidhje direkte me ngjarjen e mëparshme. Një sasi tritoli prej rreth 50 gram ishe vendosur në pjesën e përparme të makinës. Policia bën me dije se automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndohet jashtë shtetit.

Burime për Ora News bëjnë me dije se nuk ka dëme në njerëz nga shpërthimi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në lagjen "Hajro Cakërri."

Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, gjithashtu dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.