Covid në Shqipëri/ 2 vdekje dhe 335 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë konfirmuar 335 raste pozitive me Covid-19 nga 2,487 testime, ndërsa 2 persona kanë humbur jetën, një qytetar nga Kamza 69 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 86 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 110 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Gjithsej në vendin tonë janë 6,601 pacientë aktivë me COVID19.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,397 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Janar 2022)

Raste të reja ditore         335

Të shëruar në 24 orë       115

Të shtruar në spitale       110

Humbje jete në 24 orë    2

Testime ditore                 2,487

 

Testime totale              1,489,836

Raste pozitive                 211,220

Raste të shëruara           201,397

Raste Aktive                        6,601

Humbje jete                         3,222

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3098

Fier                 657

Durrës             616

Shkodër          440

Elbasan           406

Vlorë                394

Berat               269

Lezhë              200

Gjirokastër     198

Korçë               151

Dibër                103

Kukës               69