Shkon në spital i plagosur, 34-vjeçari nga Kurbini kërkohej për vrasje në Mal të Zi
Vincens Piroli, nga Sanxhaku i Kurbinit, i cili në rrethana ende të paqarta mbeti i plagosur mbrëmjen e 3 janarit 2022 ishte i shpallur në kërkim për vrasje në Ulqin.
Burime për Ora News bëjnë me dije se Policia e Malit të Zi ka shpallur në kërkim ndërkombëtar dy shqiptarë, pasi dyshohen se kanë vrarë malazezin Momçillo Gjurishic.
Bëhet fjalë për Vinçens Piroli, 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç. Dyshohet se ngjarja e sotme mund të lidhet me hakmarrje.
Nuk dihet ende se si është plagosur 34-vjeçari, i cili u është çuar në spitalin Rajonal të Lezhës nga një person edne i paidentifikuar.
Paraprakisht dyshohet se 34-vjeçari është plagosur në Shkodër, por ende nuk dihet rrethanat.
Ekziston mundësia që të jetë plagosur edhe në Kurbin, por nuk tregon.
34-vjeçari u nis drejt spitalit të Tiranës për trajtim më të specializuar.

