Tjetër skandal me tendera, Mark Babani i Vaut të Dejës i jep miliona lek firmave për punë të pakryera

Një tjetër tender ka faktuar  skandalin në bashkinë e Vaut të Dejës, ku Mark  Babani, u jep para kompanive për punime  të pakryera. Këtë radhë bëhet fjalë për rikonstruksionin e rrugës Vilë në Njësinë Administrative  Temal, ku me firmën e tij kryebashkiaku  Mark Babani,  merr në dorëzim punime të cilat figurojnë vetëm në letër pasi pas verifikimit në terren është bërë vetëm një pjesë e vogël e punimeve për rikonstruksion e rrugës, ndryshe nga sa pretendohet në urdhër shpenzimet.

Pas denoncimit për  dhënie të parave publike për punë të pa kryera, tendera me mungese konkurrence apo kontrata për kompani me ofertat me te larta,të tjera kontrata  paraqiten me problem dhe me shkelje ligjore në Bashkinë Vau Dejës. Bëhet fjalë për rikonstruksionin  e Rrugës Vile në Njësinë Administrative Temal.

Ndërtuesi në kontratën e lidhur me Bashinë e  Vau Dejës parashikon një seri punimesh  nga  gërmime dheu me eskavator me zinxhir e deri tek punime betoni, punime hekuri apo  vendosje pusetash e tubacione. Por në projekt janë ndryshuar zërat e punimeve duke e hequr betonin, hekurin, tubacionet dhe pustetat, e kjo pasqyrohet në preventive e punimeve.

Por denoncimi konsiston në faktin se në preventiv pasqyrohen  dhe është paguar për të tjera punime  të cilat nuk janë kryer në terren.

Punimet në këtë segment rrugorë, janë prokuruar në vlerën,  5 milion e 183 mijë lek, por dukshëm duket se investimi është shumë i ulët. 

Ora News,  verifikoi në terren situatën, dhe siç shihet nga pamjet, në këtë rrugë është ndërhyrë vetëm me fadromë në zgjerimin dhe nivelimin e  saj, dhe nuk ka asnjë punim tjetër  për të cilin pretendohet që është kryer.    

Në dokumentin “urdhër shpenzime” thuhet se rruga është mbushur me çakëll  e gur  gurore si dhe janë ngjeshur me makineri, por nga pamjet duket qartë se traseja është e mbushur vetëm me dheun e gërmuar në vend,  nga fadroma.

Gjithashtu thuhet se  për këtë rrugë ka punuar  një eskavator me zinxhir  i ngjashëm me ketë mjet në foto. Por terreni e rrëzon këtë pretendim, pasi rruga është dukshëm më e ngushte se mjeti si dhe infrastruktura për të shkuar në zonën ku janë bërë punimet rruga e pamundëson futjen e një mjeti të tillë.

Hijet e dyshimit mbi abuzimin me ketë tender i forcon edhe fakti se  në kundërshtim më ligjin çdo dokument është firmosur nga vetë kryetari i Bashkisë Vau Dejës Mark Babani. Madje siç shihet edhe  certifikata e marrjes  në dorëzim të punimeve  është firmosur nga vetë kryebashkiaku, ndryshe nga sa përcakton ligji se duhet të ngrihet një komision i cili kontrollon punimet e më pas i merr në dorëzim.

Rruga Vilë, në njësinë Administrative Temal është në një zonë të thellë, dhe nuk kuptohet rëndësia e këtij investimi duke shtuar këtu faktin se në aty nuk ka asnjë banesë. Pyetja qëndron në faktin, në qoftë se bashkia Vau Dejes, hap tendera për punime të cilat janë larg syrit të njerëzve,  e kjo  rrit mundësinë për abuzime me fonde publike.

Tjetër skandal me tendera, Mark Babani i Vaut të Dejës i jep

Tjetër skandal me tendera, Mark Babani i Vaut të Dejës i jep