Shpërthen tritoli poshtë automjetit të parkuar në Vlorë
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 3 Janar 2022, 18:59
Një sasi tritoli ka shpërthyer poshtë një automjeti të parkuar në lagjen "Hajro Cakëri" në Vlorë. Ora News mëson se automjeti ishte i llojit Volsfagen Passat.
Burime bëjnë me dije se lënda plasëse ka qenë në pjesën e përparme dhe nuk ka dëme në njerëz.
Dyshohet se ka qenë rreth 50 gram triotol i vendosur në makinë.
Automjeti kishte kohë që nuk përdorej. Paraprakisht dyshohet për një mesazh drejtuar shoferit të automjetit, raporton Ora News.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



