Leicester bëhet “fortesë” e pakalueshme, mposht 1-0 Liverpool (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2021, 22:57
Liverpooli ishte i vetmi ekip që kishte vetëm një humbje deri në këtë pike të Premier League por nga sonte do të jenë dy disfata.
Boxing Day nuk ishte aspak pozitive për skuadrën e Klopp që u mund në transfertë nga Leicester City, këta të fundit ishin në një krizë totale e 2 dytë më parë u shpartalluan 6-3 nga Man. City.
Pritej në fakt një tjetër fitore me goleadë nga Liverpool por kjo është e bukura e Premier League ku çdo ekip mund të mposhtë këdo dhe sot me një rezultat minimal, ekipi i Rodgers merr një fitore të rëndësishme falë golit të shënuar nga Lookman në 59’.
Një mbrëmje për t’u harruar për Liverpool e ku Salah tradhtoi ekipin me një penallti të humbur në 16’ të pjesës së parë./Ora News/.
