Rikthehen zërat e shitjes, PIF ka mbyllur blerjen e Interit për 1 miliardë Euro?
Një shkrim nga prestigjozja amerikane, IB Times, ka krijuar zhurmë të madhe në Serinë A por edhe në futbollin botëror.
Kjo prestigjoze, ndër 3 më të lexuarit në SHBA, publikoi lajmin se tashmë Interi është shitur te PIF, fondi arab i famshëm me miliardat e saj duke e bërë klubin zikaltër më të pasurin në planet.
Dihet se PIF që ka blerë Newcastle ka një pasuri marramedëse prej 400 miliardë euro dhe vetem nje miliardë ka shpenzuar për ta blerë Interin, gjithmonë sipas IB Times.
Gjithësesi lajmi bëri bujë të madhe por ende nuk gjen konfirmim e gjithsesi në Itali shkruajnë se Steven Zhang po kërkon blerës por nuk është PIF. Ai siç shkruajnë ndryshe në Itali ka diskutuar me
3 kompani prestigjoze amerikane, dhe muajin e ardhshëm mund të ketë të reja të mëdha. Arabët apo amerikanët? Interi duket se do të mbyllë aventurën e saj shumë shpejt me kinezët./Ora News/.
Po kthehej në shtëpi, rrëmbet biznesmeni grek
29 Dhjetor, 09:39

